Ka ndodhur

Vodhi 640 mijë lekë në vendin e punës, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë

Gazeta Si – Një 37-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi akuzohet se ka vjedhur një shumë të madhe parash në vendin ku ishte i punësuar.

Sipas policisë, në kuadër të operacionit të koduar “Kasaforta”, është bërë i mundur arrestimi i B.L., pasi akuzohet se ka vjedhur shumën prej  640.000 lekë të rinj nga kasaforta e subjektit privat në të cilin ishte i punësuar, në rrugën “Kongresi i Lushnjës”.

Mësohet se 37-vjeçari ishte punëtor i i një supermarketi. Dy ditë më parë, i maskuar, ka shkuar natën te marketi dhe ka thyer derën kryesore dhe ka hyrë brenda.

Kasafortën e ka hapur lehtësiht, pasi ka pasur dijeni për kodin, ka marrë paratë që kanë qenë aty dhe është larguar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë