Ka ndodhur

Vodhi 12 milionë lekë në një banesë, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë (video)

Gazeta Si – Ndriçim Koka, 37 vjeç, person me precedentë të mëparshëm penalë, u arrestua pasi 5 ditë më parë kishte vjedhur 12 milionë lekë brenda një banese në rrugën “Artan Lenja” në Tiranë.

Policia tha se 37-vjeçarit i është sekuestruar edhe sendi i fortë që përdorte për vjedhjet me thyerje, veshje që ai kishte mbajtur gjatë këtyre rasteve, si dhe sasia e lëndës narkotike.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas:

-më datë 08.11.2025, ka vjedhur 12 milionë lekë, në një banesë në rrugën “Artan Lenja”;

-më datë 19.10.2025, ka vjedhur me thyerje, produkte me vlerë rreth 50 000 lekë, në një kioskë në rrugën “Muhamet Gjollesha”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë