Gazeta Si – Drejtori i degës postare në Dibër dhe kryetari i Zyrës së Shërbimit dhe Marketingut të Postës Shqiptare, janë arrestuar nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Me finalizimin e operacionit “Delivery”u bë i mundur arrestimi i Ilir Vraniçi dhe Xhevdet Doda si dhe u shpall në kërkim shtetasi G.H.
“Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, i kanë shkaktuar degës postare Dibër, një dëm ekonomik në vlera të konsiderueshme monetare”, thuhet në një njoftim të policisë.
Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e Gazmir Hasit, 33 vjeç, ish-punonjës i shërbimit postar në njësinë administrative Kastriot, Dibër.
Ai dyshohet se ka vjedhur masat e pensionit dhe të ndihmës ekonomike, si dhe ka falsifikuar mandat-pagesat duke firmosur në emër të përfituesve. Klan Neës raporton se Hasi ka vjedhur 60 milionë Lekë të vjetra.
Ai dyshohet se ka vjedhur masat e pensionit dhe të ndihmës ekonomike, si dhe ka falsifikuar mandat-pagesat duke firmosur në emër të përfituesve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




