Gazeta Si – Dy persona kanë rënë në pranga pasi vodhën një biznes në Tiranë. Shtetasit Sh.G.,29 vjeç dhe A.Ç., 40 vjeç, kanë vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë në biznesin në Unazën e Re.
Gjatë kontrollit të celularit të 40 vjeçarit u gjetën të hapura faqe për vendosjen e basteve sportive. Po punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta persona.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas kanë vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë, në një biznes në rrugën “Teodor Keko”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




