Ka ndodhur

Vodhën para dhe bizhuteri në një banesë në Kuçovë, arrestohen dy autorët

Zbardhet dhe dokumentohet nga Komisariati i Policisë Kuçovë, vjedhja e një shume parash dhe disa bizhuterive në një banesë.

Policia thotë se është vënë në pranga autori i dyshuar dhe përkrahësi i tij.
Në pranga kanë përfunduar shtetasit L. M., 21 vjeç dhe E. B., 27 vjeç, të dy banues në Kozare, Kuçovë.

Sipas policisë, 21-vjeçari L. M. dyshohet se gjatë natës ka hyrë në banesën e shtetasit D. Ç., ku ka vjedhur një shumë parash dhe disa bizhuteri. Më pas, shtetasi E. B. e ka transportuar shtetasin L. M., me një automjet që e drejtonte pa leje drejtimi, jashtë qytetit të Kuçovës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një portofol me një shumë parash, disa bizhuteri, dy telefona dhe 1 automjet.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të metejshme procedurale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë