Nga Gazeta Si – Katër punonjës të bashkisë së Pogradecit u arrestuan nga policia e këtij qyteti nën akuzën e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën.
Në kuadër të operacionit “Pakoja e fundit” u bë i mundur arrestimi i zyrtarëve të bashkisë Reshit Fraholli, Raif Muçka, Bektash Xhudellari, Marsel Muçllari.
Zyrtarët e akuzuar dyshohet se vodhën disa pako me ndihma të cilat ishin dhuruar nga donatorët e huaj për personat që jetojnë në varfëri.
Arrestimi erdhi pas një video të publikuar mbrëmjen e djeshme në rrjetet sociale, ku shfaqeshin zyrtarët e bashkisë teksa fusnin pakot në një mjet tip Audi, i cili gjithashtu u sekuestrua.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, kryer në bashkëpunim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




