Ka ndodhur

Vodhën një shumë parash në një banesë, dy të arrestuar në Fier

Gazeta Si – Dy persona janë arrestuar, pasi dyshohet se kanë vjedhur para në një shtëpi në Fier. Denoncimi është bërë nga pronari i shtëpisë E.H., i cili deklaroi se i janë vjedhur një shumë parash.

Si rezultat i hetimeve, është bërë e mundur identifikimi dhe kapja e shtetasve M.F., 39 vjeç dhe E.Q., 42 vjeç, të dy banues nga Fier.

Gjithashtu në pranga është vënë një 45-vjeçar nga fshati Cakran i Fierit, pasi gjatë kontrolleve në banesën e tij, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Gjithashtu në këtë banesë u gjet dhe një armë gjahu pa lejen përkatëse, e cila u sekuestrua.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë