Ka ndodhur

Vodhën kasafortën me 15 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Tiranë (video)

Gazeta Si – Dy persona janë arrestuar, pasi akuzohen se vodhën kasafortën me 15 mijë euro në banesën e një mjeku në zonën e “Zogut të Zi”.

Policia tha se në pranga kanë rënë Arbnor Xhimaj, 40 vjeç, i cili ishte nën arrest shtëpie në Vlorë pasi ishte dënuar për vjedhje si dhe 38 vjeçari Ledjan Gjoka, gjithashtu i dënuar më parë për vjedhje.

Policia sekuestroi automjetin me të cilin u larguan pasi kryen vjedhjen në banesën e mjekut Dritan Alushani. Ndërsa në pamjet e publikuara shihet momenti kur e kanë zbritur kasafortën me ashensor dhe më pas e kanë futur në makinë.a


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë