Ka ndodhur

Vodhën dyqanin në një qendër tregtare në Tiranë, arrestohen dy vajza

Gazeta Si – Dy vajza, një 20-vjeçare dhe një 32-vjeçare kanë grabitur një dyqan një një qendër tregtare në zonën e Zogut të Zi në Tiranë.

Policia tha se K.A., 20 vjeçe, dhe V.B. (A)., 32 vjeçe, të dyja banuese në Fushë-Krujë, janë arrestuar nga agjentët.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetaset K. A., 20 vjeçe, dhe V. B. (A)., 32 vjeçe, të dyja banuese në Fushë-Krujë, pasi në një dyqan në një qendër tregtare te Zogu i Zi, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, dyshohet se kanë vjedhur disa produkte”, -njofton policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë