Tre të miturit që u shoqëruan një ditë më parë në polici, pasi vodhën një bankomat në zonën e “Myslym Shyrit” në kryeqytet, dyshohet se janë hajdutë serialë.
Policia thotë se nga hetimet dyshohet se të miturit janë autorë dhe të 6 vjedhjeve të tjera të ndodhura gjatë muajit janar dhe shkurt në kryeqytet.
Të miturit tashmë po procedohen në gjendje të lirë për shkak të moshës, por hetimet ndaj tyre po vijojnë.
Ata u kapën një ditë më parë, pasi tentuan të vidhnin bankomatin e një banke në rrugën “Myslym Shyri”.
Kamerat e sigurisë fiksuan momentin kur ata tentuan që të merrnin paratë nga bankomati, por plani i tyre dështoi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.