Ka ndodhur

Vodhën 6.1 mln euro përmes ‘Call Center’-ave, arrestohet në Dubai Erlind Cekaj, pjesë e grupit të Amant Josifit

Gazeta Si - Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrimet me Call Center është arrestuar në Dubai. Bëhet fjalë për shtetasin Erlind Çekaj, ndaj të cilit GJKKO ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”.

Çekaj akuzohet për veprat penale të “Mashtrimit”, “Forma të veçanta të bashkëpunimit”, Grupi i strukturuar kriminal” dhe “ Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

I arrestuari ne Dubai në bashkëpunim me subjekte të tjera që punonin për një kompani të quajtur IT PumaTS/SM Company, të lidhur me kompaninë Milton Group, kanë qenë pjesë e një rrjeti të krimit të organizuar që shfrytëzonin platformat mashtruese, dhe vepronin në mbarë botën dhe drejtohej kryesisht nga qendrat e thirrjeve në Gjeorgji, Ukrainë, Maqedonia e Veriut, Shqipëria etj.

Erlind Cekaj është pjesë e grupit të Amant Josifit të cilët janë në gjykim pasi përmes mashtrimit me Call Center arritën t’u zhvatnin qytetarëve një shumë që kap vlerën e 6.1 mln eurove.

Grupi i biznesmenit Josifi rezulton se fshiheshin në Dubai. Ndërsa dje u arrestua Erlind Cekaj, në shkurt të këtij viti po në Dubai ka rënë në pranga Merxhan Çeliku Edhe vetë biznesmeni Josifi u arrestua në shtator 2023 në Dubai, por Spanja dështoi ta ekstradojë, duke pasur parasysh vështirësinë që Emiratet e Bashkuara Arabe në raste të tilla, duke u liruar vetëm pak ditë më vonë.

Në 10 shkurt 2024 SPAK mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim pesë persona pjesë e grupit të biznesmenit Josifi për akuzën e mashtrimit kompjuterik. Ndërkohë për biznesmenin Amant Josifi, SPAK është dakordësuar me autoritetet spanjolle që hetimin personalisht për të, ta bëjnë ato.

Në GJKKO po gjykohen Adrian Korriku, Irisa Puca, Merxhan Çeliku, Endri Bulku dhe Erlind Cekaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë