Ka ndodhur

Vlorë / Theu ‘arrestin e shtëpisë’, goditi me thikë një person dhe i dëmtoi automjetin, prangoset 28-vjeçari

Nga Gazeta Si- Një 28-vjeçar, K. B., i cili theu masën e sigurisë ‘Arrest në Shtëpi’, ka rënë në prangat e Policisë, pasi goditi me thikë një 34-vjeçar dhe i dëmtoj atij automjetin.

Ndërkohë është proceduar penalisht edhe 34-vjeçari, sepse kanosi me armë gjahu 28-vjeçarin. Po ashtu është sekuestruar edhe arma e gjahut e përdorur për kanosjen.

34-vjeçari i plagosur me thikë është jashtë rrezikut për jetën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë