Ka ndodhur

Vlorë, shpërthim me lëndë plasëse në banesën e një 69-vjeçari

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në qytetin e Vlorës.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në pjesën e jashtme të banesës së një shtetasi në lagjen “Hajro Çakërri”.

“Më datë 30.10.2020, rreth orës 03:16, në lagjen Hajro Çakërri, Vlorë, në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit Xh.B., 69 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë