Ka ndodhur

Vlorë / Shisnin drogë në club-e, 2 anglezë të arrestuar! U gjet ketaminë, MDMA dhe ekstazi

Nga Gazeta Si- Dy anglezë kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi shisnin drogë në club-et verore.

J.B., 34 vjeç dhe J.C., 33 vjeç, lindur dhe banues në Londër qëndronin në Dhërmi ku dhe kryenin aktivitetin kriminal.

Gjatë kontrollit të ushtruar në dhomën e tyre dhe në automjetin tip “Mitsubishi”, në përdorim të tyre, Policia sekuestroi 52 doza MDMA, 51 doza Ketaminë, 120 kokrra Ekstazi, një shumë prej 6 185 eurosh dhe 720 paundësh si dhe 4 celularë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë