Drejtësia

Vlorë, sekuestrohet truall me vlerë 1.2 milionë euro tek Uji i Ftohtë

Gazeta Si – Një sipërfaqe toke me vlerë 1.2 mln euro tek Uji i Ftohtë, është sekuestruar nga Prokuroria e Vlorës, pasi është përvetësuar me dokumente të falsifikuara. Bëhet fjalë për një sipërfaqe prej 3996,5m2.

Në datë 23/12/2020, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, ka regjistruar kallzimin penal të shtetasit F.M. Sipas akteve rezulton se kallzuesi është një nga bashkëpronarët e pasurisë truall, me sipërfaqe 300m2 të ndodhur në lagjen “Uji i Ftohtë” Vlorë.

Nga verifikimet e kryera nga ana e kallzuesit, është konstatuar se një pjesë e pasurisë së tij që ai kishte të regjistruar, i ishte njohur në pronësi personave të tjerë, të cilët e kishin fituar atë nëpërmjet një procesi gjyqësor. Pasuria në fjalë ndodhet pranë hotel “New York”, në afërsi të zonës turistike ku po ndërtohet pjesa e dytë e projektit “Lungo Mare” në qytetin e Vlorës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë