Ka ndodhur

Vlorë, merr flakë në ecje një automjet në autostradë

Gazeta Si - Një automjet ka marrë flakë gjatë lëvizjes mëngjesin e kësaj të hëne rreth orës 08:20 në autostradën “100 Vjetori”, në afërsi të fshatit Panaja në Vlorë.

Policia thotë se në drejtim të mjetit ka qenë shtetasi me iniciale Sh.S., ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë