Nga Gazeta Si- Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë ku një 40-vjeçar është arrestuar pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur.
Policia njofton se i arrestuari po ashtu ka tentuar të nxisë 15-vjeçaren dhe dy shoqe të saj të mitura për të konsumuar lëndë narkotike.
Procedim penal ka nisur edhe për një 33-vjeçar, i cili ka qenë prezent dhe ka shtyrë të miturat të konsumojnë lëndë narkotike.
R. R., 40 vjeç, banues në Vlorë, akuzohet për veprat penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitura” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”.
Sipas policisë, më datë 22 dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare.
Gjithashtu, R. R. dyshohet se në bashkëpunim me F. Q., 33 vjeç ka nxitur 15-vjeçaren dhe dy shoqe të saj, 15 dhe 16 vjeçe, për të përdorur lëndë narkotike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.