Nga Gazeta Si – Goditen 3 raste të trafikut të paligjshëm të emigrantëve në Vlorë ku 2 persona janë vënë në pranga dhe 2 janë nën hetim në gjendje të lirë.
“Goditen 3 raste të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit në Qafë Botë, Xarë dhe Dhërmi”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia thotë se të arrestuarit janë shtetasit F. R., 58 vjeç dhe G. L., 56 vjeç, banues në Vlorë.
Ata u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Përroi i Gjipesë”, Dhërmi, duke transportuar me 2 automjete, tip “Benz” dhe “Ford”, 6 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit.
Në gjendje të lirë janë proceduar shtetasit me inicialet P. B., 57 vjeç, banues në Delvinë, pasi dyshohet se ka transportuar me një automjet taksi, drejt Qafë Botës, 4 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit; si dhe shtetasja E. L., 34 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi dyshohet se ka transportuar me një automjet taksi, në aksin rrugor Xarë – Sarandë, 3 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




