Ka ndodhur

Vlorë, gjendet një trup i dekompozuar në një pallat në ndërtim

Gazeta Si – Një trup i pajetë është gjetur këtë të mërkurë në njërin prej pallateve që janë duke u ndërtuar në qytetin e Vlorës.

Trupi është konstatuar fillimisht nga punonjësit e kompanisë që ndërtonte pallatin dhe më pas është njoftuar policia.

Nga këqyrja paraprake është vërejtur se trupi ka disa ditë që gjendet në atë vend dhe kishte shenja dekompozimi.

Policia dyshon paraprakisht se bëhet fjalë për një vdekje natyrale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë