Ka ndodhur

Vlorë, dyshohet se gruaja mbante bashkëshortin të vdekur në shtëpi

Një grua, e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, ka mbajtur për disa ditë në banesë burrin e saj të vdekur.

Ngjarja ka ndodhur në Vlorë, por nuk është konfirmuar ende nga policia.

Burime bëjnë me dije se shtetësja, V.P., nuk kishte njoftuar për vdekjen e të shoqit, Ll.P,.

Kanë qenë banorët e lagjes, të cilëve i ka rënë në sy mungesa e tij, pasi nuk e kanë parë për disa ditë me radhë jashtë banesës.

Ata kanë njoftuar policinë, e cila ka thyer derën dhe ka gjetur të pajetë kryefamiljarin, i cili dyshohet se ka disa ditë që ka ndërruar jetë.

Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së tij, ndërkohë Policia e Vlorës ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë