Gazeta Si – Një konflikt i çastit për motive të dobëta, ka qenë shkak i një konflikti mes të rinjve në Vlorë, ku për pasojë një 33 vjçar mbeti i plagosur me thikë nga dy vëllezër.
Ngjarja ndodhi mesditën e kësaj të marte në lagjen “Partizani”, ndërsa policia tha se ka vënë në pranga dy autorët e dyshuar, vëllezër.
“Si rezultat i veprimeve të shpejta, janë kapur dhe shoqëruar në Komisariat, 2 autorët e dyshuar, vëllezër, të cilët gjatë konfliktit për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me grushte dhe me mjet prerës (thikë), shtetasin Olsen Refati., 33 vjeç, banues në Vlorë”, – thuhet në njoftimin e policisë.
Sakaq 33-vjecari Refati është dërguar me urgjencë në spital, ku mësohet të jetë jashtë rrezikut për jetën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




