Ka ndodhur

Vlorë, digjet një makinë e parkuar në oborrin e një banese

Një makinë është përfshirë në flakët mëngjesin e të premtes në lagjen “Partizani” në Vlorë. Automjeti tip “Renault” ndodhej i parkuar në oborrin e një banese, ndërsa paraprakisht dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme.

Katër ditë më parë, persona të pa identifikuar spërkatën me benzinë automjetin në tentativë për ta djegur, por pa mundur t’i vinin flakën.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij zjarri. Ndërkohë policia po heton për rrethanat e ngjarjes


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë