Ka ndodhur

Vlorë, automjeti përfshihet nga flakët në qendër të qytetit

Një automjet tip “Ford Focus” ka marrë flakë në ecje në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ka  ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në  bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë pranë teatrit “Petro Marko”.

Policia thotë se automjeti është shkrumbuar në pjesën më të madhe të tij.

Fatmirësisht nga flakët nuk ka të lënduar, pasi drejtuesi i automjetit ka arritur të dalë në kohë nga makina.

Automjeti është në pronësi të shtetasit Z.K., dhe nga hetimet paraprake dyshohet se mjeti ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e incidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë