Ka ndodhur

Vlorë, arrestohet i riu që i vuri flakën gomave duke ndotur ajrin

Gazeta Si - Një 24vjeçar, banues në Fier, është vënë në pranga në Vlorë, për shkak se akuzohet se ka djegur goma automjetesh, duke shkaktuar një ndotje të rëndë të ajrit.

Policia thotë se S.Z., dyshohet se ka djegur goma automjetesh, në lagjen “24 Maji”, dhe për pasojë është shkaktuar ndotje e mjedisit përreth. Gjithashtu, si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur gardhi rrethues i hidrovorit dhe gardhi rrethues i një objekti tjetër privat.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Ndotja e ajrit” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë