Gazeta Si – Një grua ka humbur jetën si pasojë e dhunës së ushtruar nga bashkëshorti. Sipas policisë, viktimë ka mbetur një 64-vjeçare nga Vlora. Ajo ishte shtruar në spitalin e Traumës si pasojë e dëmtimeve të rënda, por humbi jetën aty.
Për këtë arsye policia ka vënë në pranga burrin e saj, 70-vjeçarin Engjellush Delia. Uniformat blu thonë se dyshohet se ai është personi që e ka dhunuar fizikisht gruan duke i shkaktuar dëmtimet e rënda që i morën jetën.
“Komisariati i Policisë Vlorë arrestoi shtetasin E. D., 70 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij, shtetasen H. D., 64 vjeçe, e cila për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga dhuna, ka humbur jetën në spitalin e Traumës”, njoftoi policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




