Ka ndodhur

Vlorë, 44-vjeçarja përplas për vdekje me makinë këmbësorin

Gazeta Si – Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pasditen e sotme një Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në autostradën Fier-Vlorë, ku 44-vjeçarja K.Gj., duke drejtuar automjetin tip “Ford” ka aksidentuar një person, i cili është ende i paidentifikuar.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, ai ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë