Ka ndodhur

Vlorë, 29-vjeçares i djegin “Audin” në oborrin e shtëpisë

Gazeta Si – Një automjet në pronësi të në 29-vjeçareje me iniciale V.H., është djegur gjatë natës në lagjen “24 Maji” në Vlorë.

Policia thotë se makina tip “Audi” mori flakë rreth orës 03:20 të mëngjesit. Automjeti ka qenë i parkuar brenda oborrit të shtëpisë në momentin që u përfshi nga flakët.

Si pasojë e zjarrit, makina u dogj tërësisht dhe sipas policië dyshohet që zjarri të ketë qenë i qëllimshëm. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë