Kosova

Vlora Çitaku nënkryetare e PDK-së, zgjidhet kryesia e re e partisë

Partia Demokratike e Kosovës zgjodhi të enjten  kryesinë e saj të re.

Në mesin e katër nënkryetarëve të sapozgjedhur është edhe ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

Përveç Çitakut, në detyrën e nënkryetarëve janë zgjedhur Ramë Buja, Enver Hoxhaj dhe Uran Ismaili.

Në kryesi të re ka emra të njohur të PDK-së, por nuk mungojnë edhe të rinjtë.

Anëtarët e kryesisë janë: Bernard Nikaj, Donika Shahini-Lami, Jakup Nura, Bekim Çollaku, Nexhat Demaku, Evgjeni Thaci-Dragusha, Sokol Bashota, Besa Kabashi Ramaj, Adri Nurellari, Rashit Qalaj, Zenun Pajaziti, Valdete Idrizi, Betim Gjoshi, Fehmi Mujota, Petrit Hajdari, Luljeta Veselaj-Gutaj, Blerand Stavileci, Muzafer Shala, Muhamet Haliti, Kujtimi Gashi, Safete Hadergjonaj dhe Donjet Bislimi


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë