Gazeta Si – Janë zhvilluar sot ndeshjet e kthimit të turit të parë të Kupës së Shqipërisë, ku kanë munguar surprizat. Janë kualifikuar të gjitha skuadrat e mëdha në të dy grupet.
Vështirësi pati vetëm Vllaznia, së cilës iu desh koha shtesë për të eliminuar Flamurtarin. Shkodranët kishin humbur 2-1 në Vlorë dhe sot koha e rregullt përfundoi 1-0. Në shtesë skuadra e Josës shënoi edhe dy herë të tjera, duke siguruar kualifikimin.

Janë përcaktuar tashmë sipas skemës edhe çiftet e turit të dytë të Kupës së Shqipërisë, ku skuadrat e Superiores janë të favorizuara sërish.
Ndeshjet e turit të dytë të Kupës
Grupi A
Lushnja–Tirana
Korabi–Partizani
Bylis–Vllaznia
Dinamo–Kastrioti
Grupi B
Tomori–Laçi
Apolonia–Kukësi
Erzeni–Teuta
Skënderbeu–Egnatia
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




