Nga Gazeta Si- Vllaznia, që nga sezoni i fundit ka humbur 2 titullarë të padiskutueshëm, si Geralb Smajli dhe Rejan Alivoda. Klubi shkodran ka spikatur, pasi përfitoi 300 mijë euro nga shitja e kartonit të tyre. Një shumë e arkëtuar, që nuk është dëgjuar më parë te “kuqeblutë”.
100 mijë euro derdhi Ballkani, pasi përfitoi shërbimet e mbrojtësit Smajli. Në anën tjetër, zbulohet se për mesfushorin Alivoda është paguar 200 mijë euro nga Ittihad Kalba.
Pavarësisht lëvizjeve, vlen për t’u theksuar se Vllaznia e ka nisur mjaft mirë sezonin aktual ku kujtojmë se janë të vetëm në vendin e parë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.