Futboll

Vllaznia prezanton trajnerin e ri Migen Memelli: Shkodra meriton shumë

Gazeta Si – Vllaznia ka zgjedhur Migen Memellin për stolin. Midis disa alternativash, si Edi Martini, Armando Cungu e të tjerë, drejtuesit e klubit shkodran vendosën t’ia besojnë detyrën e trajnerit 43-vjeçarit që më parë ka drejtuar Skënderbeun dhe Laçin.

Pogradecari merr vendin e maqedonasit Goce Sedloski, që u largua me mbylljen e sezonit. Memelli është prezantuar sot në zyrat e klubit ku shkodran, ku mes të tjerësh ka theksuar: “Është një përgjëgjësi e madhe, garantoj përkushtim dhe ndërshmëri. Shkodra meriton shumë”.

Trajneri i ri do të debutojë në kompeticionet europiane në stolin e Vllaznisë, konkretisht në Ligën e Konferencës, ku kundërshtari i parë nuk është mësuar ende. Ndihmës i Memellit do të jetë ish-futbollisti shkodran, Ndriçim Shtubina.

Prezantimi i trajnerit të ri është bërë nga drejtori sportiv, Elvis Plori.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë