Futboll

Vllaznia “ping-pong” kundër Dajtit, Doçi shënon 14 gola

Ndeshja e Vllaznisë dhe Dajtit në futbollin e femrave ka përfunduar me një shifër jo shumë të zakontë ku shkodranet kanë fituar me shifrat 21-0. Sulmuesja e Vllaznisë, Megi Doçi ka vendosur një rekord historik, duke thyer çdo parashikim.

Shkodrania realizoi plot 14 gola në takimin e zhvilluar në Kamëz, ku serinë e golave e ka hapur që në minutën e 18-të, për të vijuar më pas me 13 gola të tjerë gjatë 90 minutave të ndeshjes. Ndërkohë autore të tjera ishin Lufo, Franja dy gola, Bajraktari dhe po ashtu ka shënuar edhe kinezja Wai, gol ky i pari për të me fanellën e Vllaznisë.

Me këtë fitore, Vllaznia në futboll për femra ngjitet në kuotën e 42 pikëve, 5 më shumë se Apolonia e vendit të dytë dhe shkon e sigurtë drejt titullit të shtatë kampion radhazi. Nga ana tjetër, Megi Doçi me golat e shënuar sot ka arritur në kuotën 72 golave, në 119 gola në total që ka shënuar Vllaznia këtë sezon dhe ka pësuar vetëm 2.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë