Futboll

Vllaznia përmbysi Daugavpils, kualifikohet në raundin tjetër të Conference League

Nga Gazeta Si – Kuqeblutë e Edi Martinit realizuan objektivin e parë sezonal, të eleminonin Daugavpils në Conference League. Një ndeshje që nuk nisi aspak mirë, pas humbjes befasuese një javë më parë në “Elbasan Arena”. Kur drejtuesit kuqeblu fajësua gjykimin, shumë ishin ata që e konsideruan këtë si justifikim. Mirëpo sot Vllaznia tregoi se pretendimet e saj ishin të drejta. Skuadra mike në “LNK Sporta Parks” të Rigas, zhbllokoi sfidën pas 22’ lojë. Avantazh që nuk zgjati shumë, pasi vendasit barazuan fillimisht me Williams (33’) dhe kaluan në avantazh me Diallo (35’). Kur u mendua se pjesa e parë do të përfundonte me avantazhin e Daugavpils, kuqeblutë gjejnë barazimin e dytë të ndeshjes dhe të parin për miqtë me autor Andrey Yago.

Dodaj dhe Mala festojnë golat që kualifikuan Vllazninë

Pas pushimit, skuadrat kërkuan golin e rradhës, vendasit për të konsoliduar kualifikimin dhe Vllaznia për barazimin në rezultat të përgjithshëm. Dhe ishin pikërisht shkodranët që gjetën avantazhin 2-3 me Dodaj (74’) duke barazuar shifrat e përgjithshme në 3-3. Tre minuta nga fundi i kohës së rrregullt Esat Mala shënoi golin e 4 për miqtë dhe evitoi kohën shtesë dhe cdo befasi të papritur që ajo mund te rezervonte. Pas këtij kualifikimi, në raundin e dytë mund të kemi derbin e dytë shqiptar mes Vllaznisë dhe Malishevës (nëse arrin të eleminojë Vikingur). Derbi i parë do të jetë ai mes Dritës dhe Shkëndijës. Ky raund do ti zhvillojë ndeshjet në datat 24 dhe 31 Korrik 2025.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë