Vllaznia, Tirana dhe Skënderbeu spikasin me sezonin e tyre pas 21 ndeshjeve në Kategorinë Superiore. Federata Shqiptare e Futbollit ka përpiluar statistikat kryesore deri në tani duke nxjerrë 3 skuadrat që kanë fituar më shumë, barazuar më shumë dhe humbur më shumë.
Jo më kot janë ndër 4 të parat, Vllaznia, Dinamo dhe Egnatia janë skuadrat që kanë fituar më shumë, përkatësisht 11 dhe 10 ndeshje. Tek barazimet kryeson Tirana, por në sistemin me 3 pikë për fitore, barazimi është thuajse një humbje. Këtë e vuan Partizani që ka barazuar 10 ndeshje, aq sa AF Elbasani dhe dy më pak se bardheblutë.
Ndërsa tek humbjet, Skënderbeu është skuadra që ka zhgënjyer më shumë (pavarësisht lojrëave të mira në ndeshjet e fundit). Korcarët kanë 11 humbje, 2 më shumë se Laci dhe Bylis, me të cilët (pa harruar Tiranë) do të diskutojnë mbijetesën.
Për tu kthyer te kryesuesit aty gjejmë edhe makineritë e golave. Sërish diferencën e bëjnë kuqeblutë e Brdaric që në 21 java kanë shënuar 35 gola dhe kanë mes tyre bomber-in e sezonit, Balaj. Një gol më pak kanë shënuar blutë e Ilir Dajës, të diferencuar nga Partizani dhe Egnatia që janë në kuotën e 28 golave deri tani.
Pesë skuadrat me sulmin më të fortë plotësohen nga AF Elbasani që ka shënuar 25 gola dhe ndjek hap pas hapi për ndonjë gabimc të mundshëm, rivalët në “Big4”. Bie në sy numri i golave pas 21 javëve, 243 dhe mesatarja më shumë se dy për ndeshje, saktësisht 2.31 gola.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.