Lojëra me Dore

Vllaznia në tapet, Tirana fiton Kupën e Shqipërisë në basketboll meshkujsh

Kupa e Shqipërisë në basketboll për meshkuj i takon Tiranës, që sot ka mundur Vllazninë në pallatin e sportit “Fahrie Hoti”, me rezultatin 77-63. Fitore me 14 pikë diferencë e kryeqytetasve, të cilët nuk e lëshojnë trofeun e fituar edhe një vit më parë.

Duhet theksuar se ndeshja ishte përgjithësisht e barabartë dhe vetëm në 10 minutat e fundit Tirana arriti të bënte diferencën, duke përfituar edhe nga rënia e Vllaznisë.

Endrit Hysenagolli, me 19 pikë dhe 16 rebounde ishte lojtari më i mirë për Tiranën në këtë ndeshje, ku spikatën edhe Hysa dhe Clark, me nga 18 pikë, ndërsa në radhët e shkodranëve u dallua Butler, autor i 19 pikëve.

Në “Farie Hoti” ka shpërthyer festa pas fitores së Kupës së Shqipërisë. Skuadra vendëse është mbështetur fuqishëm nga tifo-grupi “Tirona Fanatics”, që nuk pushoi së kënduari gjatë gjithë kohës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë