Futboll

Vllaznia merr leksione futbolli gratis nga Çelsi, pëson 8 gola në Angli

Gazeta Si – Ndeshja e dytë në grupet e Ligës së Kampionëve ishte një leksion i vërtetë futboli për Vllazninë. Nëse ndaj Real Madridit vajzat shkodrane luajtën mirë dhe nuk pësuan më shumë se 2 gola, në Angli pësuan plot 8 gola nga Çelsi.

Diferencat janë të jashtëzakonshme mes dy skuadrave, çka e vërteton qartë edhe rezultati. Ishte një dorëzim pa kushte për kampionet e Shqipërisë, të cilat nuk arritën të bënin asnjë gjuajtje në portë.

Kerr shënoi 4 gola për Çelsin, Harder 3 dhe 1 gol mban firmën e Svitkovës. Vllaznia mbetet në kuotën e 0 pikëve pas dy ndeshjeve të para në grup, ndërsa të tretën e ka me PSG-në.

Vlen të përmendet fakti se në Londër pati një organizim të madh të tifozëve shqiptarë, të cilët e mbështetën skuadrën shkodrane në stadium.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë