Futboll

Vllaznia kalon me një barazim, u bashkohet çerekfinalistëve të Kupës

Gazeta Si – Ka përfunduar në barazim 1-1 ndeshja e kthimit në Kupën e Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Bylisit. Ndeshja e parë në Ballsh kishte përfunduar me fitoren 0-2 të shkodranëve, të cilët sot e kishin më të lehtë punën.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në të dytën miqtë nga Ballshi befasuan me një gol të shënuar nga Kaçorri. Një gol që vuri në lëvizje Vllazninë, pasi situata filloi të komplikohej pak. Por Alivoda barazoi shifrat më pas dhe Vllaznia siguroi kalimin në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.

Alivoda feston me Malen golin e barazimit. Gazeta Si, 3 shkurt 2023

Një ditë më parë janë kualifikuar për në këtë tur Tirana, Partizani, Laçi, Egnatia, Kukësi dhe Kastrioti. Skuadra e fundit çerekfinaliste është Teuta, e cila mundi 1-0 Erzenin në derbi, falë një goli të Ildi Grudës.

Sipas skemës, 4 çiftet çerekfinaliste janë këto:

Tirana-Kastrioti

Partizani-Vllaznia

Egnatia-Laçi

Teuta-Kukësi


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë