Kuqeblutë gjejnë trainerin për sezonin e ri që fillon me përfaqësimin në Kupat e Evropës. Te Vllaznia nuk kanë humbur kohë dhe në më pak se 48 orë nga mbyllja e bashkëpunimit me Thomas Brdaric, në “Loro Boriçi” janë shtrënguar duart mes Presidentit dhe trainerit dhe është prezantuar Edi Martini. Djali i shtëpisë që e filloi sezonin te Teuta, e mbylli atë te Trepca në Kosovë.

Thirrjes së Vllaznisë nuk mund ti rezistojë askush e jo më një nga emrat më të njohur të saj që mes fushës dhe stolit ka kaluar të paktën një dekadë si kuqeblu. Martini kthehet në stolin e Vllaznisë pas 15 viteve. Ai e drejtoi skuadrën ku u rrit dhe zhvilloi një pjesë të mirë të karrierës si futbollist, në sezonin 2009-2010 kur u rendit në vendin e 6 me 46 pikë në 33 javë (13F-7B-13H).
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.