Gazeta Si – Kampionati ka luajtur javën e parë të tij, por merkatoja është e hapur zyrtarisht deri më 31 gusht, kështu që klubet vazhdojnë të bëjnë lëvizje. Vllaznia ka zyrtarizuar sot afrimin e një sulmuesi brazilian.
“Klubi Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se nga sot pjesë e tij është edhe futbollisti brazilian, Bruno Gomes De Oliveira Conceição. Ai është 27 vjeç dhe luan në repartin e sulmit. Gomes vjen pas dy sezoneve në Portugali me ekipin CD Nacional. Lojtari ka firmosur një kontratë njëvjeçare, me të drejtë rinovimi edhe për një vit tjetër”, - shkruan klubi shkodran në njoftimin zyrtar.
Vllaznia e ka nisur mbarë kampionatit, duke fituar 3-1 në javën e parë ndaj Kukësit. Për trajnerin Migen Memelli vjen tashmë edhe një përforcim tjetër, që rrit konkurrencën në repartin e sulmit. Shkodranët, edhe pse nuk kanë bërë një merkato të bujshme, pretendojnë të jenë në 4-shen e parë në fund të sezonit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.