Vllaznia është zhvendosur në Austri për të vijuar përgatitjet për Europën. Ekipi shkodran luajti sot një miqësore ndaj Traiskirchen, duke fituar 0-1.
Gjatë gjithë ndeshjes kishte raste nga djemtë e Josës. Brenda 30 minutave të para Vllaznia rrezikoi disa herë portën por pa rezultat deri në minutën e 76 ku arriti të shënonte.
Ishte Vulaj ai që i dha fitoren Vllaznisë.
Vllaznia do të përballet me Universitatea Craiova në turin e dytë kualifikues të Conference League në fund të korrikut.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




