Gazeta Si – Një premtim i mbajtur, një gjest i bukur solidariteti në këto kohë të vështira. Klubi i Vllaznisë është gjithmonë përpara të tjerëve edhe në këto iniciativa domethënëse. Ky klub ka bërë sot transfertën e 15.300 eurove për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe në Siri.
Është shuma e grumbulluar nga shitja e biletave për ndeshjen Vllaznia-Tirana, që sipas premtimit, ka shkuar për ndihmë të familjeve të prekura nga fatkeqësia natyrore e disa ditëve më parë. Vllaznia, për të qenë korrekte me tifozët e saj, ka publikuar sot dokumentin bankar të kësaj transferte.

‘Klubi i Futbollit Vllaznia, siç ka njoftuar më përpara, në kuadër të solidaritetit me të dëmtuarit e tërmetit në Turqi dhe Siri, ka realizuar sot tansfertën e shumës prej 15.300 eurosh, që janë mbledhur nga të ardhuruat nga ndeshja Vllaznia-Tirana.
Klubi falënderon përzermërsisht të gjithë tifozët kuqeblu për këtë shprehje të jashtëzakonshme solidarizimi, si dhe të gjithë të tjerët që nuk ishin prezent në stadium, por ndërmjet blerjes së biletave kontribuuan në mbledhjen e kësaj shume. Dhe njëherë, ne shprehim ngushëllimet tona për të gjithë viktimat e tërmetit dhe u urojmë një rikthim sa më të shpejtë të të dëmtuarve në shtëpitë e tyre”, – shkruhet në njoftimin e klubit shkodran.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




