Futboll

Vllaznia, ‘binjakëzim’ me austriakët e Rapidit të Vjenës

Gazeta Si – Klubi i Vllaznisë ka nisur një bashkëpunim me austrikaët e Rapidit të Vjenës. Me ftesën e këtyre të fundit, disa nga përfaqësuesit më të lartë të Vllaznisë, me në krye presidentin Alban Xhaferi, ka qenë ditët e fundit në Vjenë, ku ndoqën nga afër edhe ndeshjen me Salcburgun.

Drejtuesit e Vllaznise ne ambientet e klubit austriak. Gazeta Si, 9 mars 2023

Palët kanë në plan një bashkëpunim konkret, të përqendruar më së shumti te lojtarët e akademisë së Vllaznisë, ku elementët më të spikatur mund të kalojnë te Rapidi. Kjo është edhe aryseja për të cilën drejtori sportiv i klubit austriak, Markus Katzer, do të ndjekë nga afër ekipet e akademisë së Vllaznisë në Shkodër.

Kujtojmë që me Rapidin ka luajtur ish-sulmuesi i Kombëtares, shkodrani Hamdi Salihi, ndërsa Auron Miloti, aktualisht drejtor sportiv i Vllaznisë, është aktivizuar me skuadra të tjera të futbollit austriak.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë