Pritja mori fund dhe sot mësojmë kampionen e sezonit 2024-2025 në Kategorinë Superiore. Mund të jetë kampione e re po aq sa edhe konfirmim i asaj në fuqi që do të mbronte titullin e fituar 12 muaj më parë. Zgjedhjet mbaruan, “Giro d’Italia” u kthye në shtëpi dhe tani është rradha e futbollit tonë të marrë skenën e aktiviteteve madhore në vend.

Me dy skuadra që meritojnë kredite për sezonin e rregullt të cilin e mbyllën në dy vendet e para dhe në vazhdim fituan edhe dy ½ finalet në “Final4”. Shumë mirë mund të kishin shfrytëzuar avantazhin e formulës që ju lejonte të vinin në Finalen e madhe edhe me barazim. Por jo, si kuqeblutë e Brdaric ashtu edhe të gjelbërit e Tetovës, fituan përkatësisht ndaj Dinamo City-t dhe Partizanit.

Në “Arenën Kombëtare” do të luhet sfida e 5 mes Vllaznisë dhe Egnatias që kanë fituar nga 1 ndeshje dhe barazuar dy të tjerat. Duke marrë 5 pikë secila prej tyre për 12 gola të shënuar në total (6 nga secila). Në total do të jetë ndeshja e 26 dhe Egnatia numëron 11 fitore, Vllaznia vetëm 6 dhe 8 ndeshjet e mbetura kanë përfunduar në barazim mes tyre.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.