Treg

Vlera e Bitcoin bie në nivelin më të ulët të saj

Çmimi i Bitcoin ka arritur në vlerën e tij më të ulët nga ndryshimet e politikave monetare në SHBA dhe shtrëngimeve në Kinë. Vlera e kriptomonedhës më të famshme në botë ra me 6.2% në 33 mijë dollarë brenda pak orëve, ndikuar edhe nga presioni i investitorëve edhe sidomos Kinës që ndaloi prodhimin e kriptove dhe bllokoi adresat që i mbanin ato.

“Kina po vazhdon të ushtrojë presion në kripto, me politikat për t’i ndaluar ato dhe duke fshirë plotësisht platformën më të madhe të tyre Weibo”,-tha një investitor i kriptove në Hong Kong.

Të gjitha tregjet e kriptove, vazhduan të funksiononin të lëkundur pasi edhe SHBA-ja sugjeroi të vendoste një autoritet rregullator dhe me shumë mundësi t’i taksonte mbajtësit e kriptove.

Burimi:YahooFinance/Përshtati: Gazeta “SI”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë