Gjykata Kushtetuese, ka publikuar këtë të enjte 3 pyetjet të cilat ia ka dërguar Komisionit të Venecias për të arritur në një përfundim për kushtetuetshmërinë apo jo të zgjedhjeve të 30 qershorit 2019.
Bëhet fjalë nëse ka apo jo kompetencë për të gjykuar kushtetuetshmërinë e zgjedhjeve, cili parim duhet të prevalojë periodiciteti apo pluralizmi dhe a e bënë detyrën partitë dhe institucionet për t’i garantuar shqiptarëve të drejtën e zgjedhjes janë tre pikëpyetjet e Gjykatës Kushtetuese.
Pyetja nr. 1: A mund të interpretohet neni 131, pika 1, shkronja “e”, i Kushtetutës se Gjykata Kushtetuese ka juridiksion për të vlerësuar kushtetutshmërinë e procesit zgjedhor?
Pyetja nr. 2: Duke qenë se parimi i periodicitetit të zhvillimit të zgjedhjeve vendore dhe ai i pluralizmit politik janë parashikuar si parime themelore kushtetuese, cili do të ishte raporti mes tyre në një situatë ku rrezikohet cenimi i secilit parim? Cili parim do të prevalonte mbi tjetrin?
Pyetja nr. 3: Në një situatë të një klime pasigurie juridike, a ka cenuar sjella e autoriteteve publike dhe e partive politike të drejtën e votuesve për të pasur mundësi kuptimplotë zgjedhjeje? A duhej ata të siguronin interesin më të lartë të votuesve?
Ligjshmëria e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019, që u zhvilluan pa opozitën po shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese pas një padie të depozituar nga Bindja Demokratike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



