Ka ndodhur

Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati, përmbytje edhe në Rrogozhinë

Lumi Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati. Përmbytjet nuk kanë kursyer autostradën e Vlorës, teksa prurjet e mëdha të shiut kanë bërë që hyrja e autostradës, saktësisht aksi hyrës i Bypass-it të përmbytet. Sipas kreut të Njësisë Administrative Novoselë, prurjet janë të theksuara aktualisht në zonën e Memaliajt, në lartësinë 1 metër, ndërsa priten prurje pas 10-12 orësh në urën e Mifolit.
Shirat e shumta gjatë natës kanë sjellë probleme të shumta edhe në Rrogozhinë.
Prurjet e shtuara të lumit Shkumbin kanë shkaktuar daljen e tij nga shtrati dhe përmbytjen e disa zonave pranë̈ tij, konkretisht në fshatin Rreth-Greth dhe Gosë në Rrogozhinë. Përmbytja e fshatit ka krijuar probleme për banorët ndërsa raportohet vetëm për dëme materiale kryesisht në elektroshtëpiake dhe blegtori.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë