Kosova

Vjosa Osmani: Kosova stërvitet me ushtrinë amerikane, Serbia me rusët

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka komentuar së fundmi pjesëmarrjen e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në stërvitjet e përbashkëta ushtarake me ushtrinë e amerikane. Osmani ka shkruar në Twitter se ndërkohë që Kosova dhe vendet e rajonit po e bëjnë këtë, Serbia po e forcon ndikimin e Kremlinit duke bërë stërvitje ushtarake me ushtrinë ruse.

“Kosova dhe vendet e tjera në rajon po marrin pjesë në stërvitjet e përbashkëta ushtarake me ushtrinë e ameriakane (Defender21), Serbia po forcon ndikimin e Kremlinit dhe po destabilizon rajonin duke organizuar një stërvitje të përbashkët me ushtrinë ruse”, ka shkruar Osmani.

Forcat e Sigurisë së Kosovës po zhvillojnë operacione në kuadër të stërvitjet me forcat amerikane, “Defender Europe 21”. Gati 350 pjesëtarë të Forcës të përfshirë në “Defender Europe 21” e cila ka filluar në Kosovë më 17 maj.

Ushtrimi më i madh ushtarak i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që nga Lufta e Dytë Botërore ka përfshirë për herë të parë dhe Kosovën dhe më 3 qershor pritet të përfundojë ridislokimi i pjesëtarëve të Forcës nëpër kazermat e përhershme në Kosovë


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë