Që kur Rusia shtrëngoi valvulat e gazit për në Europë, tregjet u frikësuan se kontinenti do të përballej me një mungesë energjie gjatë dimrit. Por Europa Perëndimore ka mbledhur aq shumë gaz sa që muaji i shkuar shkaktoi rënie të çmimeve. Ndonëse kjo nuk do të thotë se jemi të sigurtë, por do të thotë se e ka qetësuar pak situatën.
Para se Rusia të pushtonte Ukrainën, mbulonte 40% të nevojës së Europës për gaz. Pasi lajmëroi se do të ndërpriste furnizimet, çmimet u rritën me 13 herë nga mesatarja e viteve 2018-2021. Përballë pasigurive, BE-ja vendosi një target rezervash deri në 80% për gazin. Shumë vende gjetën zëvendësues për gazin. Gjermania, e varur plotësisht nga gazi rus, e mori atë kudo që ishte e mundur.

Në mesin e vjeshtës, moti në Europë ka qenë zakonisht i freskët sa duhet për të ndezur pak ngrohëset. Por këtë vit jo. Shtetet europiane shijuan tetorin më të ngroihtë ndër dekada dhe rezervat e gazit janë rritur në 95%.
Disa vende të Europës Lindore kanë ende hapësirë në dispozicion. Megjithatë, shumica e porteve gnl të kontinentit janë në anën Perëndimore. Me vendet e magazinimit aty, cisternat gnl nuk kanë pasur ku të shkarkojnë. Sipas ICIS, një kompani konsulence, rreth 30 prej tyre janë të izoluar në ujërat europiane. Me anijet gnl që paguajnë një rekord prej 400.000 dollarësh në ditë, tregtarët kanë qenë të gatshëm të paguajnë që dikush t’u hiqte gazin nga duart, duke i shtyrë çmimet nën zero në një moment.
Dimri është ende duke ardhur dhe rezerva nuk ka gjasa të zgjasë. Gazi kushton 35€ për megavatorë në dërgesë, por do të shkojë 110 € për një dërgesë të garantuar në dhjetor dhe 142 € për një në shkurt, pasi ngrohësit të ndizen.
Megjithatë, edhe 142 € përfaqëson një rënie prej 232 € të në gusht. Me 1.000 terravatorë të ruajtjes së BE-së, të mjaftueshme për afërsisht shtatë javë dimri, politikëbërësit tani po fokusohen në rimbushjen e dyqaneve përpara dimrit 2023-2024. Megjithëse Europa arriti t’i mbushë ato një herë, viti i ardhshëm mund të mos ketë fare gaz, në asnjë çmim. Në një luftë të gjatë energjetike me Rusinë, ky dimër është vetëm raundi i parë./The Economist
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




