Futboll

Vjen momenti i Asllanit, Inzagi e planifikon titullar sot në mbrëmje

Gazeta Si – Vjen momenti i Kristjan Asllanit, i cili pritet të bëjë sot në mbrëmje debutimin si titullar tek Interi. Mesfushori kuqezi ka luajtur vetëm 5 minuta si zëvendësues në tri javët e para të kampionatit.

Interi pret sot Kremonezen dhe trajneri Simone Inzagi, duke përjashtuar ndonjë surprizë, ka menduar ta aktivizojë Asllanin nga minuta e parë, në vend të Brozoviçit. Pikërisht për këtë rol lojtari kuqezi u ble nga Interi këtë verë.

Formacionet e mundshme të Inter-Kremoneze. Gazeta Si, 30 gusht 2022

Është një mundësi e mirë për Asllanin, në një ndeshje të konsideruar të lehtë në letër. Futbollisti kuqezi ka shansin të tregojë aftësitë e tij para tifozëve zikaltër dhe të bindë trajnerin për të pasur më shumë minuta në vazhdim.

Interi vjen pas goditjes së fortë që mori nga Lacio në fundjavë, me atë humbje 3-1. Duhet të reagojë patjetër dhe Asllani mund të jetë protagonist sot në mbrëmje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë