Ka ndodhur

Vjedhje në një qendër tregtare, ndalohen 4 autorët, tre prej tyre minorenë

Gazeta Si – Katër të rinj, 3 prej tyre 17-vjeçarë, të cilët kryenin vjedhje në qendra tregtare janë identifikuar nga ana e policisë.

Tre adoleshentët janë vënë nën hetim, ndërkohë që në pranga ka rënë 29-vjeçari me iniciale E.H.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur produkte të ndryshme, në qendrën tregtare, ndërsa produktet e vjedhura janë sekuestruar si provë materiale.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rasteve ku mund të jenë përfshirë katër adoleshentët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë